Mbyllja e kufijve, bien vizitorët e huaj me 96%

Bllokimi i kufijve për shkak të pandemisë globale të koronavirusit, ka sjellë një ulje shumë të madhe të shtetasve të huaj që kanë hyrë në vendin tonë deri më tani. Sipas të dhënave të INSTAT, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri për muajin Maj është 16.385, krahasuar me një vit më parë është ulur me 95.9%. 

Jo vetëm muaji Maj, por dhe gjatë pesë muajve të parë të 2020, numri i shtetasve ka rënë me 60,0%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Ky redukim i turistëve të huaj, sipas ekspertëve, do të ketë një ndikim shumë të madh në ekonominë e vendit. Përgjatë pesë muajve të parë 2020, Mali i Zi ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 51,1 %, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Polonia me 89,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Muaji Qershor solli edhe turistët e parë në Shqipëri. Por rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19 mund të rikthejë frikën tek turistët e huaj.

Klan Plus