“Bëmë luftë të pastër dhe të drejtë”

Është paraqitur për herë të parë para gjykatësit në Hagë ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së Rexhep Selimi. Ai para gjykatësit tha se është i pafajshëm dhe se bashkë me ish-pjesëmarrësit e tjerë të UCK-së po akuzohen padrejtësisht.

E pash aktakuzën e ngritur nga Prokuroria. Ishte aktakuzë e rëndë, voluminoze e mbi të gjitha e padrejtë”.

Tha se në këtë proces gjyqësor do të dëshmohet se ishim të shtypur që luftuam për liri.

Bëmë luftë të pastër dhe të drejtë. Po, unë kam luftuar kundër Serbisë okupatore, e cila veç të këqija i ka sjell Kosovës”.

Sipas aktakuzës Selimi dyshohet për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte, ndalim të paligjshëm, krime kundër njerëzimit, burgosje dhe akte të tjera çnjerëzore. 

Tv Klan