Një këngë për karantinën dhe vaksinën

Pandemia na mbylli në shtëpia, karantina qëndruam ca muaj thamë se shpëtuam!”

Nuk janë Albano dhe Romina, por dy parodistët e Vlorës që këngën e famshme të artistëve italiane e kthyen në refrenin e pandemisë.

Njerëzia pret që vaksina të dali…”

Duke i mbetur besnikë humorit të hollë dhe mesazheve të forta, Afrim Agalliu dhe Agron Hamo tregojnë sesi lindi ideja për parodinë “Felicita Vaksina”

Mua me ngacmoi fjala “Felicita” është një fjalë e madhe, magjike, e pëlqyeshme nga kushdo, dhe lumturia jonë do të vijë kur ne të kemi bërë vaksinën dhe njerëzit mezi e presin vaksinën”.

Afrimi mua më quajti Agron Albano Karizi dhe veten e quajti Afrim Romina Pauren

Kjo s’paska qenë shaka, por damlla

Kështu zuri fill parodia mes notave te humorit  pasqyron situatën politike dhe ekonomike në kohën e koronës. 

Kjo s’paska qenë shaka, por damlla

Parodistët mezi presin largimin e pandemisë dhe t’i rikthehen duartrokitjeve të publikut.

Kemi marrë shumë komente pozitive

Të iki kjo epidemi dhe ne të rikthehemi, na mungon publiku

Kjo është parodia e katërt që Afrimi dhe Agroni realizojnë që nga nisja e pandemisë, por këtë radhë mesazhi i lumturisë mban emrin e shumëpërfolur të vitit, vaksina.

Tv Klan