Nokia luan me faktorin nostalgji. Së shpejti në treg vjen celulari historik “Nokia 3210”, 25 vjet pas daljes për herë të parë në treg. Kjo është tentative e rradhës e brandit evropian që rikthen aparatë celularë që shënuan një epokë, ndër të cilët Nokia 3310, 2720, 5310, 8210.

Synimi është të ofrohen për klientët produkte ekonomike, të thjeshta, në format origjinal, me vetëm pak ndryshime modernizimi. Celulari 3210 do të ketë një camera 2 megapixel, që natyrisht nuk mund të bëjë fotot më te mira të mundshme e rezolucion të lartë sikurse prej vitesh tashmë janë në përdorim.

Shumë pak aplikacione, por nuk do të mungoje radio fm, dhe natyrisht loja e famshme “Snake”, që ishte një ndër argëtimet kryesore të përdoruesve të viteve 2000. Do të jetë i disponueshëm në 3 ngjyra Nokia 3210, dhe çmimi do të jetë 79.99 Euro.

Klan News