“Zoti është treguar mjaft bujar me mua…”

Në programin “Rudina”, në Tv Klan këtë pasdite ishte e ftuar këngëtarja e njohur Sheila Haxhiraj. Pas një rrugëtimi të gjatë muzikor, në moshën 18 vjeçare Sheila Haxhiraj fitoi vendin e parë në garën muzikore të “X-Factor Albania” në Tv Klan. Ky çmim i rëndësishëm i dha mundësi Sheilës të nënshkruante një kontratë me producentë si “Berman Brothers” .

Sheila rrëfen edhe arsyen pse ka munguar prej një kohe të gjatë në ekran dhe muzikë.

Sheila Haxhiraj: Nga muzika unë nuk jam shkëputur asnjëherë, ndërsa kjo pjesa e pauzës nëse mund ta quajmë të tillë ka qenë një punë backstage, mbrapa. Thjesht doja të gjeja veten dhe kisha një plan afatgjatë të mirëmenduar për të hapur një produksion timin dhe më së fundmi ia dola. Një studio muzikore dhe jam sëbashku me mikeshën time të ngushtë. Hapëm diçka tonën më në fund. Prej një viti i gjithë fokusi, energjia jonë ka qenë aty duke prodhuar muzikë të re. Ka qenë endërr në sirtar mund të them dhe tani unë po shpreh veten time si artiste. Unë krijmtarinë time e punoj vetë, prodhoj vetë si muzikën dhe tekstin. Kështu që mendoj se Zoti është treguar mjaft bujar me mua dhe më ka sjellë tek njerëzit e duhur.

Ajo ka sjellë shumë projekte muzikore që kanë rezultuar të suksesshme, por së fundmi ka publikuar edhe këngën e re “Mall”, videoklipi i së cilës është realizuar në Voskopojë dhe Korçë. Për muzikën dhe tekstin e këngës është kujdesur vetë Sheila./tvklan.al