Rindërtimi i shkollave të dëmtuara nga tërmeti

Rindërtimi i shkollave të dëmtuara nga tërmeti

17:50 22/11/2020

Ahmetaj dhe Veliaj inspektojnë punimet

Një nga shkollat që do të përfundojë dhe do të hapë dyert për nxënësit, fiks një vit pasi u godit dhe u shkatërrua nga tërmeti i 26 Nëntorit është shkolla e Ahmetaqit, në Vorë.

Ministri i Rindërtimit siguron se do të mbahet premtimi për t’u përmbyllur rindërtimi i objekteve arsimore brenda 2020.

Në shkollën e Shtodher në Helms të Kavajës, ku ishte Erjon Veliaj në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut të Tiranës, po ju jepet dora e fundit punimeve.

Në të gjitha zonat që u goditën me rëndë nga 2 tërmetet e vjeshtës së shkuar do të rindërtohen 155 objekte arsimore nga themelet, të financuara nga buxheti i shtetit dhe donatorët.

Tv Klan





Të ngjashme