Punimet fillojnë në terren edhe për ByPass-in e Vlorës.  Autoriteti Rrugor firmosi kontratën me vlerë 35.8 milion Euro me bashkimin e kompanive “Gener 2” dhe “Impresa Mantovani”.

Prej dy vitesh punimet në këtë rrugë kishin mbetur pezull për shkak të zvarritjes së tyre nga firma “Serenissima”, ndërsa Autoriteti Rrugor ndërpreu kontratën.

Sipas burimeve në qeveri, pritet që ByPass-i i Vlorës të marrë një kohë më të gjatë për t’u ndërtuar, pasi ecuria e punimeve në këtë aks ishte më e ngadaltë se e segmentit të Fierit.

Tv Klan