Merr vëmendje duke pozuar me fustanin e kuq

Ajo kurrë nuk arrin t’i zhgënjejë fansat e saj sa i përket stilit. Rita Ora dukej e pabesueshme ndërsa promovoi këngët e mini-albumit të saj më të fundit “Bang”, në Instagram.

Këngëtarja 30-vjeçare u shfaq me pamjen e saj të re me flokë ngjyrë portokalli të lehtë, ndërsa mori vëmendje me dekoltenë e hapur.

“Bang Bang, drejtëpërdrejt në zemrën time”, shkroi këngëtarja krahas fotografive pikante, ndërsa promovonte EP-në e saj të fundit.

Rita shfaqej manhitëse ndërsa qëndronte përballë një pasqyre me një fustan të ngushtë ngjyrë të kuq, që ofronte një pamje të detajuar të belit dhe gjoksit me detajet e prera.

Kjo paraqitje e saj vjen pak ditë pasi Rita Ora publikoi në rrjetet sociale disa fotografi me flokët e kuqe.

Klan News