Roboti i NASA-s është ulur me sukses në sipërfaqen e planetit Mars pas 7 muajve udhëtim nga Toka.

Ulja e anijes kozmike është konfirmuar nga shkencëtarët e NASA dhe sipas tyre gjithçka ka shkuar sipas planit.

“Jemi të emocionuar dhe mezi po presim”, thotë menaxherja e këtij misioni, Jessica Samuels.

Në këtë mision, agjencia hapësinore amerikane synon të mbledhë prova të tjera për ekzistencën e jetës në planetin e kuq.

Ky robot i sofistikuar i NASA-s është pajisja më e rëndë e kësaj agjencie që ulet në sipërfaqen e Marsit që peshon rreth 1 ton.

Anija kozmike udhëtonte me 12 mijë milje në orë dhe ngadalësoi në 1.7 milje në orë kur u ul në këtë planet misterioz. /tvklan.al