Roma siguroi fitoren e tretë radhazi, duke triumfuar 4-1 në transfertë nga Monza-s.

Sfida për verdhekuqtë u zhbllokua në minutën e 38-të nga Pelegrini, para se Lukaku t’i dërgonte skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin e dyfishtë në favor të Romës.

Në pjesën e dytë Dybala dhe Paredes me 11-metërsh shënuan edhe dy golat e tjerë. Valentin Karboni shënoi golin e vetëm për ekipin vendas.

Klan News