Rreziku që vjen nga konsumi i tepërt i kafesë


Rreziku që vjen nga konsumi i tepërt i kafesë

08:20 24/07/2021

Kafeja mund të jetë perfekte për t’u zgjuar në mëngjes, por një studim i ri sugjeron se konsumi i saj me shumicë, mund të dëmtojë trurin me kalimin e kohës. Një grup studiuesish në Australi zbuluan se konsumi i lartë i kafesë lidhet me volum më të ulët të trurit dhe 53 përqind risk të shtuar për t’u prekur nga dementia.

Ekspertët megjithatë nuk japin shpjegime për këtë lidhje surprizuese, që vjen në vrazhdën e disa studimeve të mëparshme që kanë zbuluar se në fakt pirja e kafesë në mënyrë të moderuar e mban larg dementian.

Studimi i ri, sipas asaj që shkruan DailyMail, ndjek po ashtu shumë të dhëna të mëparshme që tregojnë se konsumi i kafes sjell benefite të shëndetit me kalimin e kohës, për aq kohë sa nuk konsumohet me tepricë.

Ndonëse nuk përcaktohet në mënyrë specifike që kafja e tepërt shkakton dementia, autorët e këtij studimi të ri paralajmërojnë kundër konsumit të tepër të kafesë, që ata e përkufizojnë si më shumë se 6 filxhanë në ditë./tvklan.al







Të ngjashme