Afro 4000 raste të dhunës në familje janë denoncuar gjatë një viti në vendin tonë.  E krahasuar më shumë vite më parë, shifrat janë dhjetëfishuar, por gjatë konferencës mbi barazinë gjinore, zëvendës kryeministra Senida Mesi, thotë se nuk ka ardhur në rritje fenomeni, por ndërgjegjësimi për të mos e konsideruar dhunën diçka private.

“Kjo do të thotë se qytetarët, përherë e më tepër, po u besojnë institucioneve, përherë e më tepër, ato janë në gjendje që këtë dhunë në familje dhe private ta deklarojnë dhe ta adresojnë dhe kjo kërkon njëfarë kurajo”.

8 gra janë vrarë nga bashkëshortet e tyre këtë vit dhe  zëvendëskryeministrja nuk i kurseu lotët teksa kujtoi Fildes Hafizin.

“Për më shumë më dhemb kur një grua aq e fortë, pjesë e një sistemi gjyqësor të korruptuar, intelektuale, e zonja në punë, nënë e mrekullueshme e dy fëmijëve, e humbi luftën e saj”.

Për ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, është koha për të shtrirë në të gjithë vendin qendrat e emergjencës për të pritur viktimat e dhunës.

Tv Klan