200 raste te grupmosha 0-19 vjeç brenda 24 orëve

Radhë të gjata në pritje për të bërë testin Covid-19 janë rikthyer këtë javë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë.

Javën e fundit është rritur dukshëm numri i rasteve të infektuar. Numri më i madh i të infektuarve po shënohet kryesisht në moshat e reja.

Vetëm brenda 24 orësh afër 200 raste janë shënuar në moshën nga 0 deri në 19 vjeç.

Për shkak të numrit të madh të rasteve, disa shkolla janë detyruar të mbyllen dhe të kalojnë në mësim online.

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim mjekësor janë 90 pacientë nga Covid-19. Prej tyre, 52 të konfirmura me Covid-19 pozitivë dhe 38 të tjerë

Me oksigjeno-terapi janë 34 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 2 pacientë me maskë oksigjeni.

Tv Klan