14.6% e popullatës injekton dozën e 3-të

Frika nga infektimi me koronavirus ka nxitur edhe më shumë kërkesat për vaksinën antiCovid.  Mjekët e familjes thonë se kërkesa për dozat përforcuese është në rritje. 14,6% e popullatës target e ka marrë tashmë edhe dozën e 3 të vaksinës.

Mjekët thonë se pacientët e vaksinuar e kanë kaluar lehtë sëmundjen ndaj dhe apelojnë për vaksinim.

Procesi i vaksinimit në Shqipëri ka nisur në Janar të vitit 2021. Që prej fillimit e deri më tani është vaksinuar me 1 dozë, 60,8% e popullatës target mbi 16 vjeç, me dy doza 56,9% me 3 doza 14,6% dhe kanë marrë dozën e 4 , 0.5% e personave mbi 60 vjeç.

Tv Klan