GRIPI I DERRITJava e 9 e gripit në Europë po shënon ulje të numri të të sëmurëve në shumicën e vendeve por nuk ndodh e njeta gje në Shqipëri. Raporti javor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën tregon se situata gripale po shkon drejt shuarjes në jug perëndim të Europës, ndërsa ka një raportim në rritje për veriun e saj. Sipas  euroflu, faqja zyrtare e OBSH për monitorimin e gripit në Europë, përgjatë javës së 9 Shqipëria, Armeni dhe  Rusia kanë  raportuar  rritje të rasteve në grup  moshën  15-29 vjeç. Ndërkohë që rritje të rasteve me grip në grup msoshën 30-64, kanë raportuar edhe Gjeorgji, Serbi, Rumani.

Sipas të dhënave zyrtare te institutit të shëndetit publik në vendin tonë numri i të prekurve nga gripi i derrit  i ka kaluar 60 persona.

Gjatë kësaj jave në të gjithë europen  janë analizuar 3161 mostra të dyshuar me grip, prej të cilave 3018 kanë qenë grip A  dhe 143 grip B. gripi I derrit apo virusi pandemic Ah1n1 predominon në të gjithë europën duke zënë  59% të totalit të të sëmurëve, ndërsa 41% e tyre janë ët prekurit me gripin sezonal a h3n2.

Deri më tani vetëm Turqia ka njoftuar për izolim të gripit të tipit b, por niveli i tij është i ulët.

 

Gjatë javës së 9 shumica e vendeve evropiane kanë vazhduar të raportojnë aktivitetin e gripit me intensitet të ulët ndërsa disa vende mes të cilëve edhe shqipëria kanë raportuar prirjet në rritje krahasur me javët e mëparshme.