okejj

Kuvajti tërheq ambasadorin nga Irani, ndërsa thellohet konflikti diplomatik rajonal pas ekzekutimit me vdekje të imamit shi’it në Arabinë Saudite, Nimër Al Nimër. Fill pas tij, të revoltuar, dhjetëra persona plaçkitën dhe i vunë flakën ambasadës së Arabisë Saudite në Teheran.

Si kundërpërgjigje, Riadi ndërpreu marrëdheniet diplomatike me Teheranin. Hap të ngjashëm ndërmorën edhe Bahraini, Sudani dhe Kuvajti. Autoritetet kuvajtjane nuk kanë dhënë shpjegime deri në ç’masë do të cënohen raportet diplomatike mes dy vendeve.

Arabia Saudite e drejtuar nga Sunitë dhe Irani që udhëhiqet nga shiitët janë fuqitë rivale në Lindjen e Mesme dhe mbështesin palët kundërshtare të konflikteve në Siri dhe Jemen.

Për Presidentin iranian, Hasan Ruhani, Riadi nuk mund të ndërpresë marrëdhëniet për të fshehur krimin e ekzekutimit të sheikut, ndërsa për Arabinë Saudite, kjo është ndërhyrje e Teheranit në punët e brendshme të vendit.Shtetet e Bashkuara, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Turqia kanë apeluar për kthimin e qetësisë në rajon.

Tv Klan