Në këtë pjesë të parë do të kemi të ftuar dy miq të programit tonë. I bënë bashkë jo vetëm lidhja e gjakut, janë motër e vëlla, por edhe dashuria për muzikën, veçanërisht atë tradicionale shqiptare të Jugut. Sapo kanë prezantuar këngën e tyre më të re, “Vashëzo”, të publikuar përpara dy javësh, me 31 mars. Ne fillimisht do të kemi kënaqësinë ti ndjekim në studio e më pas do ti kemi në një intervistë të bukur.

Motër e vëlla, Mariola dhe Jurgen Kaçani: “Vashëzo”, kënga jonë më e re

‘Tradhtoi’ vëllain me Skerdin, Marjola Kaçani rikthen “Trëndelinën”

Këngët e vjetra mbeten gjithnjë në modë dhe shpeshherë ‘pushtojnë’ rrjetin. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me këngën e Marjola Kaçanit, “Trëndelina” që ajo e ka kënduar dikur në Tv Klan. Në një bisedë në “Rudina” për të promovuar bashkëpunimin e ri me vëllain, Jurgenin, të titulluar “Vashëzo”,  Marjola tregon edhe si erdhi versioni i ri i “Trëndelinës” ku ajo shoqërohet nga Skerdi.

Rudina Magjistari: Ke pasur edhe një bashkëpunim tjetër, Marjola. Duket sikur e ke tradhtuar pak vëllain?

Marjola Kaçani: Jo, Jurgenin nuk e tradhtoj kurrë. Në fakt, ”Trëndelina” ka qenë një këngë, madje edhe kur e kam publikuar, e kam kënduar në Klan, ka vite, në filimet e mia dhe që atëherë u la si një këngë që ngeli, doli, u këndua dhe mbaroi. Unë nuk e dija që ishte bërë trend sepse nuk jam ndonjë fanse e TikTok-ut dhe nuk e kisha idenë që bëheshin këto videot virale, vetëm po ma dërgonin shumë shpesh që “Trëndelina” është bërë virale.

Rudina Magjistari: Risjellin herë pas here këngët e vjetra.

Marjola Kaçani: Një ditë të bukur, me Skerdin, më komunikon dhe thotë “kam dëshirë”. Okej, i thashë, çfarë, qysh,  tek dhe vendosëm ta bënim bashkë, përse jo edhe me një videoklip. Normalisht ishte një trend që ishte bërë në TikTok, kur ne e risollëm të plotë, pati goxha sukses.

Receta gatime me luledele dhe lulëkuqe/ Shef Alfred Marku befason në studio

Jemi rikthyer në këtë pjesë të dytë të programit tonë, ku do të hyjmë në një botë plot ngjyra dhe shije të veçanta: do të flasim për kuzhinën me lule! Lulet jo vetëm që dekorojnë tavolinat tona me bukurinë e tyre, por bëhen edhe pjesë e pjatave të shijshme që ndoshta nuk i keni provuar më parë në recetat si antipastat, tek supat dhe sigurisht, ëmbëlsirat.

Sot, në studio është një i ftuar shumë i veçantë, shef kuzhine, Alfred Marku. Ai është një ekspert i vërtetë në transformimin e luleve në shije. Së bashku me Shef Alfredin, do të zbulojmë sekretet e kësaj kuzhine të veçantë, si dhe do të marrim ide mbi disa prej recetave më inovative që përfshijnë lule, në menynë e re të pranverës.

“Mes Djemsh”/ Romani i ri nga autorja e famshme në TikTok, Emma Noyes

“Mes djemsh” titullohet libri i ri që vjen si sugjerim për lexuesit shqiptarë këtë pranverë nga shtëpia botuese PEGI, pjesë nga koleksioni “Fluturzat”. Ky roman është shkruar nga Emma Noys dhe është historia e një vajze me probleme ushqimi, që kalon nga anoreksia në bulimi, por që fsheh një problem të madh psikologjik. Është historia e një djaloshi që nuk mund të dashuronte dhe e një vajze që nuk donte të binte në dashuri.