#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Sapo mbushi 60-vjeç/ Gjergj Leka: Jeta për mua fillon në të 60-at

Vallëzim dashurie me partneren/ Surprizat e ditëlindjes nuk mbarojnë për Gjergj Leken

Paul&Shark, brandi luksoz Italian me një butik të dedikuar në zemër të Tiranës

“Më marrin të keqen mbretërit”, Gjergj Leka: 60-vjetorin e festova me 8 evente

Edhe pse nga pamja duket ende larg moshës së tij, artisti shumëdimensional Gjergj Leka më 8 Tetor festoi 60-vjetorin e tij. Në 60 vite të jetuara, ai ja ka dedikuar 45 prej tyre artit të tij, si kompozitor, kantautor, instrumentist, e madje dhe autor dhe moderator në programe televizive, duke i dhënë kështu pasuri, artit dhe kulturës shqiptare.

I ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan ai ka treguar se si e ka pritur këtë ditëlindje dhe se përse realizoi koncert për të festuar. Mes të tjerave ai ka treguar se për të festuar 60-vjetorin e ditëlindjes së tij ai ka organizuar 8 evente.  Ndërsa për 70-vjetorin, mendon të bëjë një koncert recital.

Gjergj Leka: Të pata dhënë një fjalë kur erdha këtu, se më the: “Këtë vit bën 60 vjeç, çfarë ke ndërmend të bësh?”  Të kam thënë do bëj vetëm qejf dhe do bëj me rastin e 60-vjetorit tim 8 evente. Ai që bëra këtu është i teti. Eventet përpara që unë bëra ishin, pa biletë, pa gjë, dedikuar vetëm njerëzve që më kanë ndjekur.

Rudina Magjistari: 8 evente për 60-vjetorin tënd. Edhe mbretërit se festojnë ditëlindjen kështu.

Gjergj Leka: Po më marrin të keqen mua ata. Ata kanë para, por unë ta thashë, kam mbiemrin.

Rudina Magjistari Mbretëresha maksimumi festoi jubileun e vetë, një fundjavë, u ngrit gjithë Britania në këmbë, kurse ti 8 evente, i thonë 8 muaj.

Gjergj Leka: Rudina ata festojnë, po e bëjnë fshehurazi, ne e bëjmë një çik hapur.

Nuk rresht së foluri për të, Gjergj Leka merr surprizën e papritur nga Erisela

Gjergj Leka ishte i ftuar këtë të premte në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, për të treguar se si e festoi ai 60-vjetorin e tij. Kantautor, kompozitor, instrumentist e madje moderator dhe autor programesh televizive, Gjergj Leka nga 60 vite jetë, 45 ja ka dedikuar artit dhe kulturës.

I pyetur nga Rudina nëse është e para dashuria apo muzika, ai është përgjigjur se tani vijnë bashkë, por më herët ka qenë gjithmonë muzika.

Rudina Magjistari: Muzika apo dashuria, kush është më e rëndësishme për ty?

Gjergj Leka: Për mua nuk ka dashuri pa muzikë dhe as muzikë pa dashuri. Janë të dyja të lidhura shumë me  njëra-tjetrën, ndoshta pastaj edhe gabimeve të rinisë ja vë fajin edhe muzikës, por është një alibi.

Rudina Magjistari: Po mirë mos i quaj gabime, se ti nuk e di kur do e njohësh njeriun që do ti, të del ndoshta rrugës, siç të doli Erisela ty.

Gjergj Leka: Nuk i kam pasur ato probleme, kam shkuar shumë mirë edhe me personat që unë kam qenë. Por atëherë ishte në vend të parë muzika, e dyta vinte dashuria.

Rudina Magjistari: Kurse tani?

Gjergj Leka: Pastaj filluan të lidheshin.

Gjergji Leka në çdo dalje televizive të tijën nuk e lë kurrë pa  e përmendur partneren  e tij, Eriselën, duke treguar kështu dashurinë dhe përkushtimin që ka ndaj saj. në emision ai morri një surprizë shumë të këndshme prej saj.

“Gëzuar ditëlindjen dashuri, të uroj shumë ditëlindje të tjera ti festojmë së bashku. Këtë ja uroj edhe vetes sime, se jam me fat dhe e lumtur që jam përkrahë teje”, i tha ajo në një videomesazh, pak para se të vinte në studio për ta mahnitur edhe njëherë kantautorin, duke e ftuar në një kërcim. 

Rudina Magjistari: Ne kemi fotot me Eriselën, ajo që vëre Gjergj në çdo intervistë tënden që kur ti je njohur  me Eriselën dhe ke krijuar këtë raport kaq të këndshëm, nuk rresht së foluri për të. kjo reflekton një dashuri shumë të madhe për Eriselën.

Gjergj Leka: Është shumë e  vërtetë. Mashkulli është krijesë shumë egoiste, edhe femrën më të mirë të ketë përpara, nuk ulet. Ne se pranojmë, por kështu jemi. Erisela ka diçka, bën atë që normalisht e ka të vështirë ta bëjë femra që edhe kur ti e ke gabim, ato 5 minuta të thotë ke të drejtë. Pastaj të thotë “hë e kuptove”, aty ti vihesh në pozitë. Kjo është një anë karakteri e fortë, urtësie, por edhe butësie.

Rudina Magjistari: E fiton kalanë me të butë, themi ne.

Gjergj Leka: E ka fituar me kohë. Ne punojmë se bashku,  ajo është bashkautore e programeve të mia.  Kur të lidh zanati, jeta e përditshme, për mua është një shoqe shumë e mirë. /tvklan.al