Hajdari e Patozi krijojnë parti të re – TV KLAN

Hajdari e Patozi krijojnë parti të re

Gati firmat për t’u regjistruar në zgjedhje

“Edhe pse nuk ka shumë kohë ne duam të mos i lëmë demokratët pa një alternativ në 30 Qershor”. 

Dhe Rudina Hajdari nuk ka humbur kohë. Dy ditë pas kësaj deklarate deputetja e zgjedhur në krye të grupit të ri parlamentar demokrat, së bashku me ish –nënkryetarin e Partisë Demokratike, Astrit Patozin, ka nisur mbledhjen e firmave për krijimin e një force të re politike, me të cilën do të garojnë në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit. Mësohet se kjo forcë e re ka tashme edhe një emër. Do të quhet “ Bindja Demokratike”.

Televizioni Klan mëson se Patozi e Hajdari kanë zhvilluar këto ditë takime intensive për t’i dhënë formë këtij projekti. Patozi e përshëndeti menjëherë iniciativën e Hajdarit për të qenë alternative në zgjedhjet lokale dhe po ashtu edhe betejën për të ndryshuar sistemin zgjedhor.

Por çështja kryesore e tyre është mbledhja e 3 000 firmave që nevojiten për t’u regjistruar në gjykatë si parti politike dhe respektimi i afateve kohore për t’u paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Regjistrimi i partisë pritet të bëhet të martën në Gjykatën e Tiranës, pasi e hëna është ditë pushimi për shkak të Pashkëve.

Dhe po të martën, kjo forcë e re politike do të duhet të regjistrohet në KQZ, si subjekt garues në zgjedhjet e 30 Qershorit. Partia e re ka tashme mbështetjen e deputetëve të rinj të dalë nga lista e Partisë Demokratike, që refuzuan thirrjen e lidershipit demokrat për të mos i marrë mandatet.

Me regjistrimin ne KQZ, ajo do të përzgjedhë edhe kandidatët e saj që do të garojnë për kryetarë në të 61 bashkitë e vendit.

Tv Klan

Kategori
Lajmet KryesorePolitikaTe funditTë gjithaVideo
2 Komente
  • jaku
    20 Prill 2019 at 18:58
    Përgjigju

    bravo HAJDARI ..DO TE VOTOJME,PER ELIMINIMIN E MAFIOS SE .P.D.

  • a M
    22 Prill 2019 at 11:21
    Përgjigju

    Rudina te pershendes dhe uroj!! Sot jam shume i gezuar dhe optimist per vendin tim dhe demokracine e popullit. Me eshte kthyer shpresa e te ardhes per vendint tone. Si pro demokrat kisha shume kohe qe kisha humbur te gjithe respectin per partine demokratike shqiptare dhe per kreret e saj perfolur. Te njejte gje ndiejne shume miqe dhe familjare te mije. Kishim humbur te shpresat per nje re-gjallje te krahut te djathte ne Shqiperi nga partia demokratike apo me sakte “Autokratike”.
    Kam bindjen se si e edukuar me parimie perparimtare, reformiste, pro demokratike dhe do sjellesh nje frym te tille ne politiken koniste shqiptare. Eshte koha me perfekte qe ti te krijos nje parti te vertet demokratike. Te sjellesh idet e tua dhe vesh stampen tende ne politiken shqiptare. Populli jone eshte i rraskapitur nga varferia, kronismi, serviliszmi qe ka mbajtur ekomonime dhe perparimin e vendit peng. Kam besim se nje pjese e popullit shqiptare eshte gati te degjoj flalen dhe te ndjeke ty.
    Figurat dhe influenceat negative e Lul Bashes dhe Sali Berishesh duhet dhe do te ikin nga e djathta dhe politika shqiptare. Levizja jote duhet te jete qendra e opozite. Ca beri Luli dhe “YES MAN” te tij ishte e deshperua dhe gabim por ne te njejten kohe te ka dhene ty kohen perfekte te realizoz kete levizje.

  • Përgjigju

    *

    *