Rusia është e vendosur që të krijojë një aplikacion rival të TikTok. Ky aplikacion është krijuar nga një kompani e drejtuar nga vajza e Presidentit rus Vladimir Putin, Katerina Tikhonova 34 vjeç.

Gazprom-Media, një kompani mediatike në pronësi të shtetit, ka blerë një shërbim të quajtur “Ya Moldets”. Kjo shoqëri mediatike e ka zhvilluar këtë aplikacion me mbështetjen e fondacionit Innopraktika, që drejtohet nga vajza e Putin.

Ky aplikacion synohet që të jetë rivali i TikTok. Blogerët rusë mendohet që të jenë përdoruesit e parë të këtij aplikacioni.

Videot e shkurtra do të jenë baza e këtij aplikacioni të quajtur “Yo Moldets”, të ngjashme me aplikacionin kinez TikTok . /tvklan.al