Lorenc Vangjeli ka treguar se numrin më të madh të fjalimeve që ka shkruarpër deputetë të parlamentit, ka qenë 14 fjalime në një seancë.

Në studion e “Opinion” ai u shpreh se u ka shkruar fjalimr për disa prej deputetëve, por jo të këtij parlamenti, të cilët kanë qenë edhe të PD edhe të PS.

Blendi Fevziu: Lorenc më thuaj një gjë të sinqertë, por të vërtetën, do ma premtosh se jemi 7 burra këtu… sa fjalime deputetësh ke shkruajtur në jetën tënde që nuk i shkruanin dot vetë?

Lorenc Vangjeli: Rekordin e kam arritur 14 fjalime në një seancë, por ishin edhe PD edhe PS.

Blendi Fevziu: Pra i fusje dhe në replikë me njëri-tjetrin?

Armand Shkullaku: Të sqarojë vetëm një gjë… se po i ka bërë për këtë parlament tani, del keq Lorenci…

Lorenc Vangjeli: Jo për këtë jo

Blendi Fevziu: Por mirë mo që i bëje, por i vije dhe t’i lexonin?! Se është dhe puna e diksionit….

Lorenc Vangjeli: Atëherë, më pëlqen pyetja jote, nuk do të jepja përgjigje në asnjë rrethanë nëse ti nuk je protagonist në një të tillë. Përpara një seance kur diskutohej për hapjen e kutive të votimit, në mars të 2010, ke qenë para parlamentit që bëhen të enjteve, ke qenë për darkë me doktorin dhe zotin Frangaj, dhe doktori, mjeshtër siç është gjithmonë, të pyet në humor e sipër, njohës i mirë i verërave, të pyeti: O Fevzi çfarë të them ndonjë gjë tjetër… dhe një nga shakatë që bëre ti është dhe kjo puna e fjalimeve

Blendi Fevziu: Këtë se mbaj mend.

Lorenc Vangjeli: Dhe ti ji i sinqertë.

Blendi Fevziu: Që ti bën fjalimet e gjysmës së parlamentit…

Lorenc Vangjeli: Tani jo më.

Blendi Fevziu: Sa është kostoja për fjalim?

Lorenc Vangjeli: Ishin dy gjëra që më bënin ta bëja, e para ishte miqësia dhe dëshira për tu tallur… Po në atë parlament doktori thotë ‘ai që u bën fjalime ditën dhe ju tall klubeve natën’, dhe shakaja që kam bërë dhe refuzova dhe fillova t’i shmang deputetët, ishte se thash e mori vesh doktori dhe thotë që një faqe kushton 100 euro, më vjen Ritvani me bllokun e tatimeve…  /tvklan.al