Sa kuota të lira kanë mbetur në Universitetin e Tiranës


Sa kuota të lira kanë mbetur në Universitetin e Tiranës

11:46 23/09/2020

1604 vende të lira kanë mbetur për maturantët për të fituar një degë në Universitetin e Tiranës. Rektori Artan Hoxha deklaroi këtë të mërkurë se në total në universitetin që ai drejton janë plotësuar 69% e kuotave.

“Universiteti i Tiranës ka regjistruar në total 69% të kuotave dhe ajo që unë sa mora një informacion fundor, është që ka një numër të madh aplikimesh për vendet që kanë mbetur të paplotësuar. 1604 vende në total të UT të pa plotësuara dhe aplikime ka 16806. Në numër real faktik janë 4044 maturantë që kanë aplikuar duke bërë që të vazhdojë të ruhet raporti për 1 vend 10 konkurrentë”, tha ai ndërkohë që shtoi se ka një rritje të kërkesës për të studiuar në Tiranë.

Sa i përket pandemisë, Hoxha tha se sfida mbetet në momentin që do të nisë viti i ri akademik.

“Aktualisht po ecim me protokollet e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit, lidhur me përfundimin e proceseve akademike për vitin aktual. Ajo që mbetet sfidë vazhdim dhe që e rrit sfidën e pjesëmarrjes të njerëzve në shumë ambiente të kufizuar është fillimi i vitit të ri akademik që mbledh të gjithë numrin e studentëve dhe pjesëmarrësve në procese akademike, rritet shumë numri i tyre në auditore dhe ambientet e universiteteve”, tha Hoxha. /tvklan.al





Të ngjashme