Lugano disa javë më parë ishte në rrezik rënie nga kategoria në Zvicër, por sot shpreson të marrë pjesë në kualifikueset e Europa League. Afrimi i Paolo Tramezzanit si trajner dhe huazimi i Armando Sadikut ka ndryshuar shumë, duke marrë 16 pikë në 9 javë, nga 18 të siguruara me 18 përballjet e mëparshme.

Një ecuri fantastike aq sa vendi i fundit Vaduz është 12 pikë larg. Armando Sadiku deri më tani ka shënuar 6 gola, i fundit në suksesin 4 – 2 me Sion, ku ndihmoi edhe Ezgjan Alioskin të realizojë.

Sadiku me këtë paraqitje u përfshi edhe në fomacionin e javës nga gazeta “Blick”, duke treguar se është një element kyç për ekipin nga Tiçino.

Deri në fund të kampionatit janë edhe 9 javë ku ndeshjet me rivalët direkt i kanë shtëpi, por Lugano ka treguar se mund të fitojë edhe jashtë fushe.

Tv Klan