I pesti për sasinë e ndeshjeve të luajtura

Në fitoren 3-0 të Liverpool ndaj Leeds United, Mohamed Salah shënoi golin e 100 në Premier League duke u bërë kështu më i shpejti që arrin këtë shifër për The Reds, në 50 vitet e fundit. Sulmuesi egjiptian rezultoi një sukses për skuadrën e Jurgen Klopp në 159 ndeshjet e luajtura.

Ai është lojtari i 17 në historinë e Liverpool që kap kufirin e 100 golave. Por rekordi i tij është që renditet në 5-shen e futbollistëve që e kanë arritur këtë numër golash në më pak ndeshje. I pari është Alan Shearer i Newcastle, ndjek Harry Kane i Tottenham, Sergio Aguerro i Manchester City dhe Thierry Henry i Arsenal.

Ish-futbollist i Bazel, Chelsea dhe Roma, 28-vjeçari u bashkua me Liverpool në 2017 duke ndihmuar skuadrën në fitoren e Champions League në sezonin 2018-2019 dhe titullin kampion në Premier League një vit më pas.

Tv Klan