Skena e Teatrit Eksperimental do të sjellë këtë fundjavë për publikun një nga kryeveprat e Oscar Wilde, shfaqjen“Salome”.

E bazuar në personazhe biblike, historia sillet rreth pasionit aspak të zakontë të princeshës së Judese, Salomes, e cila dashurohet dhe fiksohet me profetin Jokanan dhe kur ai e përbuz dhe nuk e pranon, kërkon dhuratë prej Herodit, burrit të nënës së saj, kokën e prerë të tij.

“Unë do interpretoj rolin e Salomes, është një rol mjaft i vështirë, është një rol që të bën të jesh e koklavitur, është një rol që nuk mund t’ja hedhësh dot me teknikë të mirë profesionale dhe duhet të të thellohesh pafund

”, tha aktorja, Ermira Hysaj.

Kjo tragjedi sjell për herë të parë në këtë skenë aktoren Yllka Mujo, në rolin e nënës së Salomes, Herodias.

Për mua është kënaqësi shumë e madhe të interpretoj për herë të parë në këtë skenë.

Është një vepër jashtëzakonisht estetike, jashtëzakonisht poetike me tone të fuqishme dramatike. Sfide për të gjithë aktorët”, tha Mujo.

Me regji nga Carlo Sciaccaluga, “Salome” do të vihet në skenë në datën 13 dhe 14 Prill në orën 20:00.

Tv Klan