Raportim Live
13:59, 11 Korrik 2024

Çfarë është NATO?

Çfarë është NATO?

NATO u formua në vitin 1949 nga 12 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Kanadanë dhe Francën.

Qëllimi ishte të bllokonte zgjerimin nga Bashkimi Sovjetik, një grup shtetesh komuniste duke përfshirë Rusinë.

Roli kryesor i aleancës është mbrojtja reciproke e shteteve të saj anëtare. Pra, nëse dikush sulmohet, atëherë të gjitha vendet e NATO-s bien dakord të dalin në mbrojtje të saj.

NATO nuk ka një ushtri të sajën, por vendet anëtare mund të ndërmarrin veprime ushtarake kolektive në përgjigje të krizave. Ata gjithashtu bashkërendojnë planet ushtarake dhe kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake.

NATO tha se pushtimi i Rusisë në Ukrainë në vitin 2022 përbënte “kërcënimin më të rëndësishëm dhe më të drejtpërdrejtë për sigurinë e aleatëve”.

13:51, 11 Korrik 2024

Kryeministri Rama në darkën e organizuar nga Biden

Kryeministri Rama në darkën e organizuar nga Biden

Menjëherë pas seancës zyrtare të Samitit të NATO që u mbajt të mërkurën në Washington, presidenti amerikan Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden, mirëpritën liderët dhe partnerët e NATO-s në një darkë në Shtëpinë e Bardhë.

I pranishëm në këtë darkë ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama…Lexo më shumë

13:46, 11 Korrik 2024

Kina reagon ashpër ndaj akuzave të NATO-s

Kina ka hedhur poshtë ashpër akuzat e NATO-s se ajo ka mundësuar luftën e Rusisë në Ukrainë, me “mbështetjen e saj në shkallë të gjerë për bazën industriale të mbrojtjes ruse”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lin Jian, i kërkoi NATO-s të reflektojë mbi “shkaqet rrënjësore” të luftës dhe të ndërmarrë veprime për të lehtësuar situatën, në vend që “të zhvendosë fajin te të tjerët”.

Samiti i Washingtoni-t është fokusuar kryesisht në mbështetjen për Ukrainën, por roli i Kinës është vënë në qendër të vëmendjes.

13:42, 11 Korrik 2024

Samiti i NATO-s në Washington, çfarë ndodhi një ditë më parë

Samiti i NATO-s në Washington, çfarë ndodhi një ditë më parë

Pushtimi i Ukrainës ishte në krye të axhendës në samitin e së mërkurës. Anëtarët e NATO-s thanë se mbështesin “rrugën e pakthyeshme” për anëtarësimin e Ukrainës në bllok në të ardhmen.

Anëtarët e NATO-s gjithashtu u zotuan për dhënien e një ndihme prej 40 miliardë eurosh për Ukrainën vitin e ardhshëm, përfshirë avionët luftarakë F-16 dhe mbështetje për mbrojtjen ajrore.

Anëtarët kritikuan ashpër përfshirjen e Pekinit në luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Kjo solli dhe reagimin e Kinëse cila kërkoi nga blloku që të ndalojë “përballjen provokuese dhe rivalitetin”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua me liderët botërorë në samit.

13:39, 11 Korrik 2024

40 miliardë euro ndihmë për Ukrainën

40 miliardë euro ndihmë për Ukrainën

Të paktën 40 miliardë Euro ndihmë ushtarake, ku përfshihen edhe avionët ushtarakë të sofistikuar amerikanë F-16 për t’i bërë ballë luftës ruse. Ky është angazhimi i NATO-s për Ukrainën, që ishte në fokus të samitit të Washingtonit që përkoi edhe me 75-vjetorin e themelit të aleancës.

Për presidentin amerikan Joe Biden, lufta ruse në Ukrainë tregon se sa i nevojshëm është në këtë moment, zgjerimi i kapaciteteve ushtarake të aleancës. Për këtë arsye, vetëm Shtetet e Bashkuara, u shpreh ai, vitet e fundit kanë investuar 30 miliardë euro vetëm në industrinë ushtarake brenda dhe jashtë vendit.

“Ky angazhim i ri i dërgon botës një mesazh se çdo anëtar i NATO-s është i angazhuar për të bërë punën e tij për ta mbajtur aleancën të fortë. Ne mundemi dhe do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s dhe do ta bëjmë së bashku”, tha Biden… Lexo më shumë

13:38, 11 Korrik 2024

Samiti i NATO-s në Washington, Kina hedh poshtë akuzat se po mundëson luftën e Rusisë në Ukrainë

Samiti i NATO-s në Washington, Kina hedh poshtë akuzat se po mundëson luftën e Rusisë në Ukrainë

Liderët botërorë mbërrijnë për ditën e fundit të samitit të NATO-s në Washington DC.

Presidenti amerikan Joe Biden pasdite do të marrë pjesë në seancën e dytë të punës të samitit të NATO-s.

Kjo do të pasohet nga një takim midis liderëve të Këshillit të Atlantikut të Veriut dhe Partnerëve Indo-Paqësor dhe BE-së. Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg pritet që të mbajë edhe një fjalë.

Biden dhe Stoltenberg më pas do të marrin pjesë në një takim të këshillit NATO-Ukrainë në mbrëmje, pasuar nga një konferencë shtypi e mbajtur nga Stoltenberg.

Ndërsa Biden do të mbajë një konferencë për shtyp në fund të samitit. Ky fjalim është parë gjerësisht si testi i tij më i madh që nga debati i tij i dështuar me Donald Trump.