Reperi i njohur Ledri Vula ka njoftuar ditën e sotme në rrjetet sociale se gjyshi i tij ka humbur jetë duke shprehur trishtimin e madh që ndjen.

“Kurë më në prehrin tënd gjysh”, ka shkruar Ledri.

Edhe partnerja e tij Sara ka publikuar një foto me gjyshin e Ledrit me një mbishkrim mjaft prekës.

“Ndihem me fat që pata mundësinë në jetën time të takoja një njeri si ti gjysh. Që ditën e parë që të kam takuar më ke fal një dashur që sot po më mungon pafund. Gjithmonë e kam thënë që do të isha më e lumtur në qoftë se Ledri bëhet sa gjysma jote. Ty dhe Madhen ju kemi shembull. Jam e lumtur që Poem arriti ta takojë stërgjyshin e saj po aq e trishtuar që nuk mundi të dëgjojë historitë e tua ashtu si unë. Do mbetesh gjithmonë në zemrën tonë”, ka shkruar Sara. /tvklan.al