Policia e Sarandës ka bërë të mundur zbulimin dhe asgjësimin e rreth 9841 rrënjëve bimë narkotike, kanabis.

Burime zyrtare nga kjo polici bëjnë me dije se 5841 rrënjë u gjetën në fshatin Ninat – Bashkia Konispol, prej të cilave 4023 rrënjë ishin të mbjella në kubikë, me lartësi deri në 5 cm.

Ndërsa 1818 rrënjë ishin të mbjella në tokë, lartësia e të cilave shkonte nga 5 – 9 cm.

Ndërsa në fshatin Livadhja policia thotë se u gjetën dhe asgjësuan 4000 rrënjë bimë narkotike, të mbjella në vendin e quajtur “Kalaja e Ali Pashës”, prej të cilave, 2000 rrënjë ishin të mbjella në tokë, me lartësi deri në 15 cm.

Ndërsa 2000 rrënjë të tjera u gjetën të mbjella nëpër kubikë, me lartësi deri në 5 cm.

Asgjësimi i tyre u bë me djegie, ndërsa policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve./tvklan.al