Ndër të parët që reagoi pas vendimit për heqjen e tarifave doganore mes Shqipërisë dhe Kosovës ishte ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott. Heqjen e tatimit për Shqipërinë dhe shtimin e taksave për Serbinë, Skot i konsideroi si vendime diskriminuese.

Kyle Scott, ambasador i SHBA në Beograd: Kosova është një shtet i vetëm dhe vendosja e një tarife diskriminuese  në njërën anë të vendit kundër pjesës tjetër të vendit është një propozim tepër i pazakontë.

Sipas ambasadorit, Kosova duhet të jetë shtet multi-etnik dhe qeveria kosovare duhet t’i marrë vendimet mbi këtë parim.

Kyle Scott, ambasador i SHBA në Beograd: Ajo është e mirë për qytetarët shqiptarë të Kosovës duhet të jetë e mirë edhe për qytetarët serbë të Kosovës dhe etnitë e tjera.

Përpara mbledhjes së përbashkët mes të dy qeverive, presidenti serb Aleksandër Vuçiç e quajti hipokrizi heqjen e barrierave kufitare.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë: Shoh se është caktuar një mbledhje e përbashkët me qeverinë e Shqipërisë, ku duan të heqin të barrierat kufitare. Por ky është kulmi i hipokrizisë jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Kosovë e Shqipëri, por edhe për ata që i lejojnë të ndërmarrin veprime të tilla.

Në kryetitullin e të përditshmes serbe

“Veçernje Novosti”,

shkruhej se kjo mbledhje ve vulën krijimit të Shqipërisë së Madhe. Ndërsa e gazeta tjetër “Politika” e quajti “Provokim të ri” foton e kryeministrit Rama me ministrin kosovar të tregtisë Endrit Shala me diçiturën 100%.

Tv Klan