Shqyrtohet  padia e Gjykatës së Tiranës për vendimet në mungesë

Gjykata Kushtetuese ka zhvilluar këtë të martë seancën e parë, pas më shume se 3 vitesh. Trupa gjykuese do të shqyrtojë një padi lidhur me Procedurën e Kodit Penal dhe rishikimet e vendimeve që janë dhënë në mungesë.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë vënë në lëvizje për këtë çështje nga disa gjyqtarë të gjykatës së Tiranës. Seanca po zhvillohet pa praninë e palëve vetëm mbi bazë dokumentesh.

Janë rreth 140 çështje që pritet të shqyrtohen nga  gjyqtarët e kushtetueses, ndër më të rëndësishmet,  zgjedhjet  lokale të 30 qershorit dhe ligji për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Tv Klan