Serbia ka liruar zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, me anë të një postimi në rrjetet sociale në orët e mbrëmjes e cila bën të ditur se është drejt kthimit në atdhe.

Zyrtari i lartë i Policisë pas ndalimit në pikën kufitare të Jarinës, ishte mbajtur në Rrashkë me akuzën per prishjen e rendit kushtetues të Serbisë.

Për këtë akt të Beogradit, që erdhi menjëherë pasi Asambleja e Këshillit të Evropës votoi pro anëtarësimit të Kosovës, pati reagime të forta nga faktori ndërkombëtar si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Në total Serbia të mërkurën ndaloi  10 policë të Kosovës në disa pika kufitare. 5 prej tyre u liruan menjëherë, ndërsa 5 të tjerë këtë të enjte.

Tv Klan