Sërish radhë të gjata në Morinë


Sërish radhë të gjata në Morinë

16:25 07/09/2021

Shkak janë bërë masat e reja të vendosura në kufi, lejohen personat me PCR negativ dhe të vaksinuarit

Hyrja në fuqi e masave të reja nga autoritetet shqiptare po i bën të pashmangshme radhët në pikën kufitare të Morinës. Edhe paraditen e së martës pati fluks automjetesh në drejtim të vendit tonë. Qytetarët qëndruan disa orë në pritje për shkak të procedurave nga pala doganore. Autoritetet kontrollojnë cdo person që hyn në Shqipëri nëse kanë certifikatë vaksinimi ose një test PCR negativ për Covid-19.

Duke filluar nga 6 shtatori nuk lejohen që të shkelin në tokën shqiptare personat që nuk plotësojnë një nga këto kushte. Qytetarët që nuk kanë një përgjigje negative tamponi dhe që nuk janë vaksinuar, duhet të qëndrojnë 10 ditë në karantinë në vendin tonë. Kjo masë nuk është vendosur vetëm për të ardhurit nga Kosova, por edhe nga vendet e tjera fqinje, për të parandaluar përhapjen e Covid-19 dhe varianteve të tij që qarkullojnë në shtetet kufitare.

Klan News








Të ngjashme