Sfidoi paragjykimet, historia e Xhanes në “Doktor plastik”

Sfidoi paragjykimet, historia e Xhanes në “Doktor plastik”

14:00 15/08/2019

Në këtë espisod të emisionit “Doktor Plastik” do t’ju rrëfejmë historinë e Xhanes, e cila ngjan me atë të shumë grave të tjera shqiptare.

Është ajo gruaja nga Tropoja, e cila ka një bashkëshort të mrekullueshëm dhe një familje që e mbështet në dëshirat e saj për të realizuar një ndërhyrje estetike në moshën e tretë.

Por ajo ka frikë, frikë nga paragjykimet e një populli me mentalitet të prapambetur që nuk ia fal gruas dëshirën për t’u ndjerë e bukur.

Xhane ka kryer operacionin “Lifting të fytyrës” në klinkën “Da Vinci”, por për të parë rezultatin e arritur dhe detaje të historisë së saj, na ndiqni sot në orën 23:30 në Tv Klan! /tvklan.al

Të ngjashme