Xherdan Shaqiri duket se ka gjetur ekipin e përshtatshëm për të treguar cilësitë e tij dhe tashmë vlen më shumë. Mesfushori i lindur në Gjilan, i cili u transferua gjatë verës te Liverpool për 14.7 milionë Euro tani kushton 55 milionë, sipas Qendrës Ndërkombëtare për Studime Sportive që vëzhgoi futbollistët e 5 kampionateve më të rëndësishëm në Europë.

Një vlerësim i dalë nga paraqitja e tij me skuadrën që kryeson kampionatin anglez ku ka shënuar 6 gola edhe pse me një minutazh të kufizuar. Shaqiri ka mundësinë të vendosë një rekord të ri personal deri në fund të sezonit ku Liverpool synon të shpallet kampion në Premier League pas 29 vitesh.

Në renditjen e lojtarëve të cilëve kushtojnë më shumë pas pjesës së parë të sezonit, Xherdan Shaqiri është i treti. Ky përmirësim bëri që të lejë pas shokun e skuadrës portierin Allison, i shtati, apo Cristiano Ronaldo i 12.

Tv Klan