SHBA denoncojnë goditjen e dronit

Posta

SHBA denoncojnë goditjen e dronit

20:00 16/06/2019

Uashingtoni ka hedhur të tjera akuza ndaj Teheranit për djegien e dy anijeve naftëmbajtëse në gjirin e Omanit. Zëdhënësit e Pentagonit thanë për mediat se forcat detare iraniane kishin tentuar të rrëzonin me raketa një dron amerikan më 13 Qershor. Mjeti fluturues i ushtrisë amerikane po mbikëqyrte zonën e incidentit, për të mbledhur prova. Droni që tentuan të rrëzonin iranianët xhiroi edhe këto pamje, në të cilat Uashingtoni pretendon se ka xhiruar pjesëtarë të gardës revolucionare iraniane që përpiqen të largojnë minat e pashpërthyera nga njëra prej anijeve që ishte duke u djegur, në përpjekje për të humbur gjurmët.

Edhe pse Irani ka hedhur poshtë autorësinë e kësaj ngjarjeje, Shtetet e Bashkuara po përpiqen të bindin opinionin publik ndërkombëtar për të t’i dhënë një kundërpërgjigje të ashpër regjimit iranian.

Në krah të amerikanëve janë renditur Britania dhe Arabia Saudite. Por lideri i laburistëve britanikë Jeremy Corbyn i kërkoi qeverisë në Londër të qëndrojë neutrale në këtë çështje, pasi sipas tij pa fakte konkrete vetëm i hidhet benzinë zjarrit të kërcënimeve për luftë.

Tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit janë të larta veçanërisht pas rivendosjes së sanksioneve ekonomike amerikane ndaj Iranit, që prej tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e 2015-ës.

Tv Klan

Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT