SHBA kryesojnë renditjen e medaljeve


SHBA kryesojnë renditjen e medaljeve

16:20 08/08/2021

Lënë pas Kinën dhe Japoninë në Lojerat Olimpike të Tokios

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë fitueset e Lojërave Olimpike të Tokios. Sportistët amerikanë morën 39 medalje të arta dhe 113 në total. I treti triumf radhazi pas Londrës dhe Rios.

Kina u rendit e dyta me 38 medalja të arta dhe 88 në total. Vendi i tretë i takoi mikpritësve të olimpiadës, Japonisë me 27 medalje të arta dhe 58 në total. Shqipëria nuk arriti të marrë asnjë medalje.

Peshëngritësi Briken Çalja pati rezultatin më të mirë, duke u renditur i katërti. Kosova mori 2 medaljen në xhudo.

Tv Klan






Të ngjashme