Yjet e ekranit kujdesen shumë për pamjen e jashtme dhe për ruajtjen e linjave, pasi ndiqen nga fansa të shumtë dhe janë një shembull për ta. Por ky nuk është rasti i Rihanës, e cila së fundi ka shtuar disa kilogramë, duke tërhequr vëmendjen e mediave.

Këngëtarja me origjinë nga ishulli Barbados nuk duket e shqetësuar për format e saj të reja dhe nuk përpiqet t’i fshehë.

Ndjekësit e saj reaguan menjëherë, por çuditërisht vlerësuan trupin e Rihanës, duke e pagëzuar me një emër të ri, “Thickanna”. Madje format e reja të yllit të muzikës, janë kthyer në një objektiv për disa nga mbështetëset e saj.

Tv Klan