Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës.

Nga burimet policore mësohet se të plagosurit janë Ervin Juba 27 vjeç dhe Klajdi Lluca 22 vjeç.

Ata janë dërguar për mjekim në Spitalin e Durrësit dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se mes të plagosurve dhe autorit ka patur fillimisht një debat verbal që u përshkallëzua në sherr fizik me grushte dhe sende të forta. Nga përplasja fizike mbeti i lënduar edhe një person i tretë, Jurgen Juba 24 vjeç.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen tërësisht të kësaj ngjarje. /tvklan.al