Ilirjan dhe Alteo Liçe, babë e bir, kanë rënë në pranga e policisë së Korçës. Autoritetet bëjnë me dije se kanë finalizuar operacionin e koduar “Parandalimi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë këtyre dy personave.

Policia kishte informacione se këta persona posedonin armë pa leje dhe ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta në lokalin në përdorim prej tyre në lagjen nr. 15, Korçë.

Policia gjatë kontrollit në këtë ambient gjeti një armë zjarri tip automatik me fishekë në fole, një krehër me 13 fishekë dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike heroinë.

Gjithashtu gjatë kontrollit të mëtejshëm të ushtruar në banesën e tyre, u gjet një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./tvklan.al