Një sherr mes dy personave ka ndodhur sot në qyteti ne Vlorës. Autoritetet sqarojnë se në këtë konflikt janë përfshirë V.V. 36vjeç dhe F.S. 37 vjeç.

I dëmtuar ka mbetur 37-vjeçari, i cili është qëlluar me sende të forta nga V.V. Të dy personat e përfshirë në sherr janë dërguar në Komisariatin e Policisë dhe po merren në pyetje.

Rreth orës  12:20, në lagjen “Partizani”, Vlorë, shtetasi V. V., 36 vjeç është konfliktuar me sende të forta me shtetasin F. S., 37 vjeç, i cili ka marrë dëmtime të lehta.

Të dy këta shtetas janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“, sqaron policia./tvklan.al