Sherr në Durrës, plagoset me thikë 27-vjeçari

FOTO ILUSTRUESE


Sherr në Durrës, plagoset me thikë 27-vjeçari

16:54 29/03/2021

Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti për motive të dobëta. Policia e Durrësit sqaron se E.N. ka mbetur i plagosur pas një sherrinë lagjen numër 13, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Më tej sqarohet se është arrestuar dhe autori i dyshuar i ngjarjes, por dhe disa persona të tjerë të përfshirë në konflikt për veprime të mëtejshme.

Një grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij sherri./tvklan.al







Të ngjashme