Dy të rinj janë rrahur keq me njëri-tjetrin në një diskotekë në Korçë.

Gazetarja e “Aldo Morning Show”, raporton se shkak i sherrit mes djemve ka qenë një vajzë, ndërkohë që sherri mes tyre ka degjeneruar edhe në përdorimin e thikave.

Sipas gazetares të dy djemtë kanë marrë plagë në trup.

“Tani që janë pushim studentët, diskotekat mbushen plot dhe ka edhe sherre mes të rinjve”,

tha gazetarja.

/tvklan.al