Të ftuar:

Radomir Sabli

Gjergj Prenga- Gazetar

Ne skype: Chrysanthi Kalogeri- Astrologe

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj.Vjollca

Patate me mish të grirë mbuluar me krem


400 gr mish të grirë
2 thelpinj hudhër
1 qepë
Vaj
Kripë + piper të zi
1 lugë çaji piper të kuq
1 spec jeshil
2 domate
4-5 patate ( 700 gr )

Për kremin

1 vezë
200 ml krem pana
Kripë
150 gr djathë mozzarela

Ngrohim vajin në tigan dhe kaurdisim fillimisht 2 thelpinj hudhra e më vonë shtojmë qepen të grirë shumë hollë. I përziejmë derisa qepa të bëhët transparente. Shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë përzierjen derisa mishi të mos ketë më lagështirë. Shtojmë kripë + piper të zi + piper të kuq duke i përzierë të gjithë përbërësit së bashku. Shtojmë 1 spec në kubik të vegjël dhe domater të prera në kubik të vegjël dhe i përziejmë e më pas shtojmë patetet në kubik, të ziera vetem 10 min. I përziejmë e më pas i transferojmë në një tavë të lyer me vaj. Nivelojmë mirë përbërësit. Në një tas rrahim 1 vezë, shtojmë kremin i përziejmë duke shtuar pak kripë. Mbulojmë të gjithë sipërfaqen e tavës duke shtuar në sipërfaqe djathë mozzarela të grirë. Vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë vetëm për 30 min

Sallatë mesdhetare me qiqra


1 tas qiqra (320 gr )
1 kastravec
200 gr domate qershi
1 spec i ëmbël
1 qepë të kuqe
70 gr ullinj të zi
100 gr djathë dhie
Majdanoz / nenexhik

Salca

1 limon
1 lugë mjaltë
5 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle uthull molle
Kripë + piper të zi

Javë e rëndësishme, takohen dy plantet, jupiteri dhe urani. Çfarë do të ndodhë?

Yjet për secilën shenjë, parashikimi i javës sipas Chrysanthi Kalogerit

Quiz/ Loja telefonike