Të ftuar:

Erion Dushi: Gazetar

Suela Koçibellinj: Aktiviste

Albi Lushi: Poet

Armela Vrahoriti: Moderatore

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj.Vjollca

Kek me fruta të thata

3 vezë
1 gotë ujë me sheqer ( 200 gr )
1 gotë çaji me kos
1 gotë çaji me vaj
1.5 gotë uji me miell
1 pako pluhur pjekës
1 pako vailje + një maje kripë

-Fruta të thata

80 gr kajsi të thata
50 gr rrush të thatë
70 gr arra

Në një tas përziejmë vezët me sheqerin shtojmë kosin dhe vazhdojmë përzierjen duke e punuar më pas. Me vajin i përziejmë mirë e më pas shtojmë miellin + pluhur pjekës + vanilje + një maje kripë. Përziejmë mirë brumin e më pas shtojmë frutat e thata të copëtuara, të pudrosura me pak miell. Në një tavë keku me letër pjekje shtrojmë brumin, e nivelojmë e më pas e pjekim në temperaturën 180 gradë për 35 – 40 minuta. Sipas dëshirës në mund ta pudrosim me sheqer pluhur.

Sallatë me patate bishtaja dhe ton

500 gr patate
250 bishtaja të holla
150 gr ton ( në vaj )
50 gr ullinj
70 gr domate të thata në vaj
Pak lëng limoni ose uthull
1 lugë gjelle koper
2 lugë gjelle majdanoz të grirë hollë
Vaj ulliri
1-2 lugë gjelle fara pishe

Fillimisht ziejmë patatet për 25 min. Po ashtu vendosim në ujë të ftohtë. Kullojmë patatet, i qerojmë dhe i presim ato në kubik mesatar. I vendosim në një tas, bishtajat pas zierjes i vendosim në ujë të ftohtë mundësisht me akull. I kullojmë dhe i presim në copa të vogla me gjatësi 2-3 cm e më pas i shtojmë në tasin me patate, ku vijojmë të shtojmë tonin të kulluar nga vaji + domatet e thata e të kulluara + pak uthull ose lëng limoni + kaprin të grirë imët + majdanoz të grirë. Shtojmë 2-3 lugë gjelle vaj ulliri e në fund farat e pishës. I përziejmë e më pas e shërbejmë. Kjo sallatë mund të ruhet dhe në frigorifer për 24 orë në një kuti të mbyllur hermetikisht.

A duhet t’i kërkojmë analizat mjekësore partnerit/es para se të fillojmë një marrëdhënie me të?

T’i kërkosh analizat mjekësore partnerit/es a është egoizëm apo kujdes?