Të ftuar:

Maya Aliçkaj- këngëtare

Saimir Korreshi- deputet

Ingrid

Në lidhje skype: Mihrije Braha- këngëtare, Iliriana Basha- kostumografe

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj.Vjollca

Makarona me pulë dhe kërpudha


320 gr makarona
2 gjoks pule
1 qepë e vogël
6-7 kërpudha
200 ml krem pana
Pak qumësht
Parmixhan
1 thelb hudhër
Vaj ulliri
Gjalpë
Kripë dhe piper i zi

Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë për të zierë. Makaronat i ziejmë 2 minuta më pak se lexon në etiketë. Në një tigan me pak vaj kaurdisim mishin të prerë në copa të vogla dhe të holla deri sa mishi të zverdhet. E largojmë nga tigani dhe po aty në tigan shtojmë përsëri pak vaj, gjalpë, qepën e grirë shumë imët dhe e kaurdisim qepën sa të zbutet e më pas shtojmë kërpudhat e prera në feta të vogla. I kaurdisim së bashku deri sa qepa të errësohet pak. Shtojmë kremin e panës, gjysmë gote qumësht, parmixhanin e grirë. Shtojmë mishin, piperin e zi, makaronat e ziera. Në fund shtojmë pak majdanoz dhe i shërbejmë të ngrohta.

Bakllava role me kadaif dhe arra


1 pako peta për bakllava
300 gr kadaif
300 gr arra
250 gr gjalpë
Shërbeti
800 gr sheqer
520 ml ujë
2 feta limon
Fillimisht thërrmojmë arrat në copëza të vogla. Kadaifin e presim me thikë në fije sa më të vogla. Vendosim në tavolinën e punës një petë dhe e spërkatim atë me gjalpë të shkrirë, mbi të vendosim një petë të dytë, të cilën edhe këtë e spërkatim me gjalpë. E ndajmë petën me sy në 3 pjesë duke lënë hapësirë gati 10 cm në fillim. Spërkatim në mes të petës një hapësirë rreth 10 cm me kadaif dhe arra duke lënë përsëri pjesë bosh edhe në pjesën pas kadaifit. Pra vetëm në një brez në mes të petës kemi të vendosur kadaifin dhe arrat. Palosim hapësirën boshe të petës fillimisht në dysh. Vendosim një petës të hollë ose 2 shkopinj shishqebapi dhe fillojmë ta rrotullojmë petën deri në fund. E rrudhim me kujdes e më pas e vendosim në tepsinë të lyer me gjalpë. E lyejmë me gjalpë në sipërfaqe. Kështu vazhdojmë me mbushjen e tepsisë me roletë e bakllavave. E vendosim në furrë në temperaturë 160 gradë për 50 minuta. Të gjithë përbërësit e shërbetit, i vendosim në tenxhere dhe i ziejmë 6 minuta pasi fillon zierja. E përvëlojmë me shërbet të nxehtë ndërkohë që bakllavaja është e vakët.

Saimir Korreshi, Maya e Ingridi futen në kujtimet e fëmijërisë:Nuk na mblidhte shtëpia

Mihrije Braha dhe Iliriana Basha: Kujtimet tona në Mitrovicë e Prishtinë

Fasule, fli dhe byrek… Gatimet nga duart e gjyshes që na mungojnë të gjithëve

/tvklan.al