Vetëm 67 ditë pasi ishte emëruar trajner i Anglisë, Allardajs u përfshi në një video skandal duke u thënë disa biznesmenëve nga Lindja se si mund të thyhen rregullat për transferimin e lojtarëve.

Një investigim i tabloidit “ Daily Telegraph” zbuloi me zë dhe figurë teknikun, teksa nën kamerën e fshehtë udhëzonte disa biznesmenë nga Lindja e Mesme si të shkelnin rregulloren për të përfituar nga transferimi i lojtarëve dhe u tregonte se si përfitohet nga shitja e kartonëve të tyre.

Për këtë shërbim, Sem Allardajs do të paguhej nga investitorët e rremë 400 mijë sterlina.

Skandali vuri në lëvizje Federatën Angleze të Futbollit, e cila ka nisur një hetim për trajnerin Sem Allardajs./TV KLAN