Shkelën rregullat e Schengen, riatdhesohen 25 shqiptarë


Shkelën rregullat e Schengen, riatdhesohen 25 shqiptarë

15:06 16/09/2020

Në aeroportin e Rinasit janë riatdhesuar 25 shqiptarë pasi kishin shkelur rregullat e hapësirën Schengen në vendet e Bashkimit Europian.

Ndër shqiptarët e riatdhesuar janë edhe ata që kishin kërkuar azil.Ky operacion është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së, me të cilët janë bashkërenduar veprimet.

Operacionet e riatdhesimit do të vijojnë edhe përgjatë muajve Shtator, tetor dhe Nëntor.  /tvklan.al




Të ngjashme