pistoleteNjë 19-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në qendër të qytetit.

Nga burimet paraprake mësohet se gjithçka ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit. I riu, emri i të cilit është Françesk Mali është jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Shkodrës po punon për zbardhjen e plotë të këtij konflikti ndërsa është shpallur në kërkim autori, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

 

Redaksia/E.K