Shkodër – Vijon operacioni masiv anti – kanabis. Në vijim të operacionit të Dukagjinit shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me DVP Shkodër dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër kanë vazhduar kontrollet në mënyrë të pandërprerë në  territorin e njësive administrative Shosh e Shalë.

Gjatë kontrrollit të ushtruar ditën e djeshme u gjetën dhe u asgjesuan me anë të djegies 27 parcela me një numër prej 14 718  bimë narkotike të dyshuara të llojit kanabis sativa, si dhe u sekuestrua një armë zjarri (pushkë) në cilësinë e provës materiale.

Nga shërbimet e DVP Shkodër vijon puna me intensitet dhe angazhim maksimal në terren me qëllim zbulimin dhe asgjësimin  e sipërfaqeve të dyshuara me bimë narkotike dhe identifikimin dhe vënien para përgjesgjesisë penale të të gjithë autorëve të këtij aktiviteti kriminal.

Materialet Proçeduriale i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” ./tvklan.al