Shoferi në gjumë me 110 km/h

Shoferi në gjumë me 110 km/h

21:49 29/08/2019

Kishte vendosur pilotin automatik të Tesla-s

Arritja e jashtëzakonshme e makinave Tesla, me pilotin automatik, bëri bujë në mbarë botën, por nuk munguan as aksidentet rrugore me viktima.

Një frikë të tillë nuk e ka ky shofer në Kaliforni në Shtetet e Bashkuara, i cili është në gjumë të plotë, në mes të autostradës.

Ai ka vendosur makinën e tij Tesla në pilot automatik dhe në pritje të mbërritjes në destinacion, dremit i qetë, teksa udhëton me mbi 110 km/h.

Befas shoferi zgjohet dhe duket i trembur, por gjithçka ishte në rregull. Kompania në zotërim të Space X, reagoi duke udhëzuar shoferët të mbajnë gjatë gjithë kohës duart në timon.

Ekspertët ngrenë pikëpyetje rreth sigurisë rrugore dhe efikasitetit të pilotit automatik të Teslas, që në të shkuarën i ka tradhtuar jo pak herë shoferët.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT